Futbollisti shqiptar, Suad Sahiti, shpërthen me gol në kuadër të javës së 30-të të kampionatit kroat.
Ai realizon në minutën e 41-të, për epërsinë e Shibenikut.
Shibeniku po avancon me 1:0 ndaj Goricës në 45 minutat e parë.
“Suad Sahiti kurorëzon paraqitjen e shkëlqyeshme të Shibeniku”, ka shkruar “24 sata”.
Skuadra mikpritëse nuk e di për fitore që plot nëntë ndeshje.