Skuadra e njohur italiane, AS Roma ka dal me një prononcim zyrtar me anë të së cilit shprehet hapur kundër Superligës Evropiane.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano e ka raportuar lajmin që Roma është kundër një gare të tillë.
Që nga konfirmimi i 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane për krijimin e një kompeticioni të tillë pati shumë reagime të ashpëra nga figura të njohura të futbollit botëror.
Klube të ndryshme si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Sevilla i kanë thënë jo pjesëmarrjes në këtë garë.
Këtyre klubeve iu bashkangjit edhe skuadra italiane Roma.
Ja raportimi i Fabrizio Romanos:
Official statement. AS Roma announces they’re against the #SuperLeague as they’re a “closed league”. ?? #ASRoma
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2021