Skuadra e Kikës nga Hogoshti, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, grupi B, ka bërë të ditur se futbollist i saj është operuar dhe do të mungojë një kohë.
“Qendërmbrojtësi i ynë, Eridon Bajraliu është operuar me sukses në spitalin e Ortopedisë në spitalin e Mitrovicës.
Bajraliu është operuar në gjurin e djathtë pas këputjes së ligamenteve.
KF Kika i dëshiron shërim të shpejtë dhe e mirëpret sa më shpejtë në fushën e blertë”, njofton KF Kika.