Infrastruktura e mirë është edhe qetësia e klubit. Ramiz Sadiku i Prishtinës, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B, po investon në infrastrukturë.
“Klubi i futbollit Ramiz Sadiku po kompletohet.
Fusha e madhe me bari sintetik është pothuajse gati duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën e klubit tonë dhe kësisoj ua mundëson fëmijëve stërvitjet në kushte shumë të mira.
Bashkohu me ne, për ta plotësuar ëndrrën!”, shkruan në faqen e KF Ramiz Sadiku.
Pas 23 jave Ramiz Sadiku zë vendin e pestë me 29 pikë të mbledhura.