E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë e pa qartë derisa ai ende nuk ka vendosur ta vazhdojë kontratën e tij me Paris-Saint-Germain.
Të hënën presidenti i Real Madridit Florentino Perez e pranoi hapur se Mbappe është në objektivat e tij për ta forcuar Real Madridin po duket se do të has në një kundërshtim të madh nga presidenti i PSG-së Naser Al Khaleifi.
Khelaifi i pyetur rreth të ardhmes se yllit të skuadrës së tij shkurtimisht tha:
“Kylian Mbappe do të qëndrojë në PSG. Kjo është e sigurt.”
Përkundër kësaj, “Goal.com” sot raportoi se ish-sulmuesi i Monacos ka filluar të kërkojë shtëpi në qytetin e Madridit.