Suad Sahiti, Emir Sahiti dhe Isnik Alimi, me skuadrën e Shibenikut vazhdojnë të vuajnë, dhjetë ndeshje pa fitore në Kampionatin e Kroacisë.
Suad Sahiti shënoi por goli i tij nuk i mjaftoi Shibenikut, e cila si vendas u nda baras me rezultat 1:1.
Suad Sahiti bëri paraqitje të mirë por jo edhe të heqin qafesh serinë pa fitore!
Ai shënoi në minutën e 41-të, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 88-të me golin e Delfit.
Suad Sahiti u zëvendësua në minutën e 63-të, Emir Sahiti në minutën e 76-të dhe Isnik Alimi futet në lojë në atë të 76-tën.
Pas javës së 30-të, Shibeniku renditet në vend të shtatë me 29 pikë dhe Gorica renditet i treti me 50 sosh.