Para ndeshjes së Premierligës ndërmjet Chelseat dhe Brightonit e cila është planifikuar të fillojë nga ora 21:00, një numër i madh i tifozëve të Chelseat janë mbledhur jashtë stadiumit “Stamford Bridge” duke kundërshtuar vendimin e klubit të tyre për të pranuar përfshirjen në Superligën evropiane e cila u zyrtarizuar të dielën.
Rruga “Fulham” jashtë stadiumit është mbyllur ndërsa protestuesit janë mbledhur në për të protestuar kundër idesë që “Blutë” e Londrës të bashkohen në Superligën Evropiane si një nga 12 anëtarët themelues të garës së shkëputur nga UEFA.
Duke parë situatën e krijuar, këshilttari i Chelseat Petr Cech shkoi në mesin e protestuesve për të biseduar me ta dhe për ta qetësuar situatën.
Gjashtë skuadra të Premier League kanë rënë dakord të bashkohen me garën e re që ka shkaktuar trazira tek tifozët e klubeve anembanë Evropës dhe botës në atë që do të jetë një "dyqan i mbyllur", siç e quajti presidentin i FIFA-së Giovani Infantino me ekipet elitare të supozuara të kontinentit që garojnë në të.
@PetrCech telling us people will sort it out! and let the bus in #NoToEuropeanSuperLeague @ChelseaFC pic.twitter.com/VEkDxmFVNy
— phillip james (@phillipjames4) April 20, 2021