Bayerni nga Munihu ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Bayer Leverkusenit, në kuadër të javës së 30-të të Bundesliga I.
Futbollistët Choupo-Moting (7') e Kimmich (13') shënuan për fitoren e bavarezëve.
Skuadra nga Munihu pothuajse është edhe kampion i ri, i duhen edhe dy pikë që të shpallet zyrtarisht.
Bayerni kryeson me 61 pikë, ka 10 më shumë se Leipzig dhe Leverkusen është i gjashti me 47 sosh.