Schalke 04 ka pasur edicionin më të keq në historinë e tyre.
Ata edhe zyrtarisht humbin shpresat për mbetje në Bundesliga I.
Arminia Bielefeld ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Schalke 04, në takimin e javës së 30-të.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, u paraqit titullar dhe nuk ia dolën të paktën të fitojnë një pikë nga ky udhëtim.
Autor i golit është Klos në minutën 50-të.
I njëjti futbollist, në minutën e 80-të dështon nga penalltia. Arminia është në vend të 14-të me 30 pikë dhe Schalke 04 në fund me 13 sosh. Schalke ka luajtur rregullisht në Bundesligë që nga promovimi në vitin 1991.