Gazetari nga Independent, Miguel Delaney, publikoi lajmin për largimin e presidentit të Juventusit, Andrea Agnellin, mirëpo një gjë e tillë nuk duket të jetë i vërtetë.
Në anën tjetër, gazetari nga The Athletic i cili është përgjegjës për Serie A, ka njoftuar se Andrea Agnelli nuk është larguar.
Agnelli vazhdon të mbetet president edhe pas largimit të shumë klubeve nga Superliga.
Edhe gazetari i besueshëm, Fabrizio Romano, njofton se Juventusi nuk e ka larguar presidentin Agnelli dhe as ky i fundit nuk ka dhënë dorëheqje.