Bujë totale sa i përket Superligës Evropiane.
Klubet e Premier League i kanë dhënë një goditje kritike. Liverpool, Tottenham, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe United kanë vendosur të largohen nga idea e Superligës që të gjithë kishin formuar me Madrid, Barça, Atletico, Juventus, Inter dhe Milan.
Mundo Deportivo raporton se UEFA ka luajtur një rol themelor në vendimin e klubeve angleze për t’u tërhiqur nga Superliga Evropiane.
Sipas këtij mediumi, UEFA u ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash klubeve angleze për largimin nga Super League.
Kjo ofertë, megjithatë, nuk ka arritur në klubet spanjolle, të cilat nga organi më i lartë evropian shihen si armiku kryesor, i udhëhequr nga ideologu Florentino Perez.