Ndeshje tejet interesante.
Sot zhvillohet ndeshja e kthimit e fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në mes të Llapit dhe Prishtinës.
Skuadra nga Podujeva ka epërsinë pas ndeshjes së parë, pasi që në “Fadil Vokrri” kishte fituar me rezultat 3-2.
Fituesi i kësaj sfide, në finale do të luaj me Dukagjinin që është kualifikuar në tavolinë pasi që Istogu në ndeshjen e parë kishte inkuadruar një lojtarë që nuk kishte pasur të drejtë loje.