Javier Tebas, presidenti i la Liga-s, i është përgjigjur Florentino Perez, i cili e ka akuzuar se është “pak transparent” gjatë një interviste të dhënë për El Chiringuito:
“Që në dhjetorin e 2020-ës kam thënë se Florentino Perez ishte i dëshpëruar. Tani është një çështje e humbur”, ka thënë Tebas.
“Futbolli nuk është i shkatërruar siç thotë ai, as Super League nuk mund të jetë një nga zgjidhjet.
Sepse do të bëhet një nga problemet. Është vdekja e futbollit”.