Projekti i Superligës humbet një pjesë tjetër. Pas gjashtë klubeve angleze, të cilat njoftuan tërheqjen e tyre të martën në mbrëmje vonë, Interi, gjithashtu, bën prapakthehu.
Sipas asaj që ANSA kishte mësuar natën midis të martës dhe të mërkurës, klubi zikaltër ka vendosur të tërhiqet, sepse “projekti i Superligës aktualisht nuk konsiderohet më me interes nga Interi”.
Një goditje tjetër e rëndë për pesë rebelët, që ende i qëndruan besnikë projektit, domethënë tri klubet spanjolle dhe Juventusi me Milanin.
Në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Superliga, në fakt, nuk përmendet një tërheqje përfundimtare, por vetëm dëshira për ta rimodeluar projektin.
E gjitha kjo, duke riafirmuar sesi duhet të ndryshojë status quo-ja e futbollit europian.