Hidhet shorti i Lojërave Olimpike: Brazili në grup me Gjermaninë, Spanjën dhe Argjentinën.
Sot është hedhur shorti për ndeshjet në Lojërat Olimpike të Tokios, ku 16 kombëtaret e futbollit kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Brazili dhe Gjermania ndodhen në Grupin D, së bashku me Bregun e Fildishtë dhe Arabinë Saudite.
Spanja e Argjentina do jenë në Grupin C, bashkë me Egjiptin dhe Australinë.
Kurse, Franca në fazën e grupeve do këtë punë me Japoninë, Afrikën e Jugut dhe Meksikën.