Skuadra e Lepencit nga Kaçaniku është zhytur në telashe të mëdha.
Bojkotohen stërvitjet, pasi që nga janari nuk kanë marrë paga.
“KF Lepenci bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale!
Futbollistët e KF LEPENCI bojkotojnë stërvitjet.
Lojtarët e kanë bojkotuar stërvitjen e sotme, pasi nuk kanë marrë paga që nga muaji janar..
Madje burimet kanë thënë se futbollistët nuk do të dalin as nesër në stërvitje nëse nuk marrin pagat e premtuara nga drejtuesit e klubit.
Klubi ynë nga sot ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare.
Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që nga muaji janar, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë”, shkruan në faqen e KF Lepenci.