Në vitin 2001, Anglia zbarkonte në Shqipëri në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2002.
“Tre Luanët” dolën fitimtarë nga Qemal Stafa në atë kohë, teksa triumfuan me rezultatin 1-3. Golat u shënuan nga Majkëll Ouen, Pol Skolls dhe Andrju Kol, ndërsa për kuqezinjtë realizonte Altin Rraklli.
Të katërt golat erdhën në pjesën e dytë dhe veçanërisht në 17 minutat e fundit të ndeshjes, duke e bërë edhe më spektakolar takimin. Kështu, këtë ndeshje e ka kujtuar edhe Federata e Anglisë pasi pikërisht në këtë datë bëhen plot 20 vite nga ajo sfidë.
Kujtojmë se fati e dontë që Shqipëria dhe Anglia të ishin sërish bashkë në të njëjtin grup, sërish për kualifikuese të Botërorit, për Katar 2022, ndërsa kanë zhvilluar edhe ndeshjen e parë mes njëra-tjetrës. Një ndeshje e cila u fitua nga Anglia me rezultatin 0-2.