Andrea Agnelli ka pranuar se Superliga Evropiane nuk do të mund të fillojë, shkruan “Sky Sports”.
Themeluesi i kësaj lige dhe kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se liga nuk mund të vazhdojë, pas largimeve të gjashtë klubeve angleze.
I pyetur nëse projekti mund të jetësohet edhe pas largimeve, Agnelli tha: “Të jem i qartë dhe i sinqertë jo, padyshim që nuk është rasti”.
Kujtojmë se të martën mbrëma, Superliga Evropiane njoftoi për pezullimin e përkohshëm të projektit.