Celtic mendon të afrojë në skuadër Jose Mourinho, i cili shihet si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Portugezi, i cili pas shkarkimit nga Tottenhami është i lire, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit skocez.
Por, sipas mediave angleze, 58-vjeçari shikohet vetëm si një alternativë, pasi në avantazh për stolin e Celtic është Eddie Howe.
Aktualisht skuadra drejtohet nga trajneri i përkohëshëm John Kennedy, i cili do të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni.