Sipas mediave italiane, duket se Juventusi e ka zgjedhur sulmuesin për sezonin e ardhshëm.
“Zonja e vjetër” mendon të rikthejë në shtëpi pikërisht Moise Kean, i cili aktualisht luan i huazuar te Paris Saint Germain, pasi kartoni i tij zotërohet nga Evertoni.
Po sipas raportimeve, bardhezinjtë, për të mposhtur konkurrencën e klubit francez, që kërkon të ushtrojë të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit, është gati të përfshijë në tratativë Merih Demiral e Adrien Rabiot, për të bindur anglezët që të lënë të lirë lojtarin, për t’u rikthyer në Torino.
Mbetet të shhet se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vazhdim.