Superliga e Europës shkaktoi shumë konfuzion në botën e futbollit, teksa tashmë që UEFA dhe FIFA, por edhe tifozët kërcënuan klubet përkatëse, ato janë kthyer pas dhe projekti për të nisur një kompeticion të ri, ka mbetur vetëm në letër.
Ndërkohë, pas këtij dështimi, kreu i Mançester Junajtid, Ed Uduard deklaroi se në fund të këtij sezoni do të tërhiqej nga klubi. Kështu, një pretendent i ri për t’u vënë në krye të klubit mund të jetë edhe luftëtari i famshëm, Konor Mekgregor.
Irlandezi në fakt ka habitur shumë me këtë që po mendon, teksa nëpërmjet një reagimi në Twitter ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes.
Konor ka pyetur fansat e tij se çfarë mendojnë nëse ai merr drejtimin e klubit britanik.