Kryetrajneri karizmatik i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina, është as në tokë dhe as në qiell, sepse mezi po e pret sfidën e sotme (15.00) të kthimit me Prishtinën, që të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, një ëndërr e kamotshme e tij!
Batatina është i njohur edhe me deklarata të nxehta apo edhe me ndonjë poezi të lezetshme siç ndodhi javën që e lamë pas, kur fitoi me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, ai doli me një poezi: “Dresi me vija kur dojna ju mujna te shpija”.
Nëse Llapi sot kualifikohet, a e ka gati Batatina një poezi të radhës?
Llapi e ka fituar sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, me rezultat 3:2 ndaj Prishtinës. Cila skuadër kualifikohet, ndeshet në finale me Dukagjinin e Klinës.