Milani nuk heq dorë nga Super Liga e Europës.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate zyrtare duke deklaruar se ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për të përparuar edhe në strukturën e futbollit europian.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË MILANIT –
“Kemi pranuar ftesën për të marrë pjesë në projektin e Super Ligës me mendimin dhe qëllimin që të krijohet më e mira e kompeticionit Europian për të gjithë fansat nëpër botë.
Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për të përparuar edhe në strukturën e futbollit Europian. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për të përcaktuar një model të qëndrueshëm për botën e futbollit".