Bajram Neziri, ish zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, është me covid 19.
Nipi i tij, Flamur Neziri, ish portieri i mirënjohur, kërkon ndihmë për veprimtarin e madh, që kontribuoi shumë në vitet më të vështira, në gjeneratën e sakrificës përkatësisht në vitet e 90-ta (1991-1999).
“Kërkohet urgjent - Plazma e gjakut - grupi A pozitiv (+) qe e ka kaluar Covid-19 dhe ka 50+ antitrupa.
Axha im Bajram Neziri ndodhet ne QKUK, të lajmërohet kush mund të dhurojë në Prishtinë”, ka shkruar Flamuri.