Pronari i Liverpool John W. Henry u ka kërkuar falje fansave të klubit për “përçarjen” e shkaktuar nga Superliga Evropiane.
Henry mori përgjegjësinë për “negativitetin e panevojshëm”, duke thënë: “Në këtë përpjekje ju kam zhgënjyer”.
Të martën në mbrëmje pas një reagimi të furishëm të fansave, Liverpool dhe pesë skuadrat e tjera të Premier Ligës u tërhoqën nga Superliga
“Projekti i paraqitur nuk do të qëndronte kurrë pa mbështetjen e tifozëve”, tha Henry, shkruan BBC.
“Gjatë këtyre 48 orëve ju ishit shumë të qartë se kjo nuk qëndronte. Ne ju dëgjuam. Unë ju dëgjova.”
Pesë klubet e tjera të Premier League të përfshira – Manchester City, Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham – gjithashtu u tërhoqën të martën në mbrëmje.