Llapi nga Podujeva futet në histori, kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshje e hapur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, por Prishtinës nuk i kreu punë as barazimi me 2:2, pasi që sfidën e parë e ka humbur me 3:2 nga Llapi në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Llapi kualifikohet në finale.
Në minutën e 6-të, Enis Gavazaj ishte i saktë nga penalltia, kalon në epërsi Prishtinën. Nuk vonoi shumë, as 9 minuta dhe vendasit barazojnë rezultatin (1:1). Ahmed Januzi me zgjuarsinë e tij shënoi në portën e Prishtinës.
Në pjesën e dytë llapjanët në presion, Mërgim Pefqeli realizoi gol të bukur, 1:2 për Prishtinën.
Llapi ka pasur dy raste ideale, në minutën e 74-të, Shabani nga afërsia dështon dhe tetë minuta më vonë (82’), Januzi përballë portieri Nika por nuk ia doli.
Në minutën e 89-të, zëvendësuesi Muhamet Hyseni barazon rezultatin 2:2.
Llapi edhe me barazim në Podujevë, falë fitores në Prishtinë, me rezultat të përgjithshëm 5:4 kualifikohet në finalen e madhe, ku do të takohet me Dukagjinin e Klinës.
Prishtina eliminohet nga garat e Kupës, i mbetet të luftojë për titullin e kampionit të Kosovës. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është sikur në qiellin e shtatë sepse e realizoi synimin e tij, kualifikohet në finalen e madhe.