Mesfushori i Real Madrid, Fede Valverde, është infektuar me virusin COVID-19.
Problemet me lëndime e mungesa nuk priten të ndalen, kjo pasi tani edhe Valverde pritet të mungojë për 2 javë të tjera, raporton faqja zyrtare e klubit.
Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Ferland Mendy dhe Eden Hazard janë lojtarët që mungojnë për ndeshjen e ardhshme të ‘Los Blancos’.
Valverde pritet të humbasë ndeshjet ndaj Cadiz, Betis, ndoshta Osasuna dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampioënve ndaj Chelsea.