Kush më shumë e kush me pak kontribuan në vitet e 90-ta (1991-1999) kundër pushtuesit serb.
Sportistët u bashkuan si asnjëherë me parë dhe morën vendimin e madh në verën e gushtit të vitit 1991, që t’i ndajnë rrugët një herë e përgjithmonë me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë, duke formuar Kampionatin e Republikës së Kosovës në çdo disiplinë sportive.
Arianit Ahmeti i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të respektuar, i cili sakrifikoi shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi.
Ai përveç disa skuadrave, ka luajtur edhe për klubin me renome Prishtina.
Ahmeti nuk e çante kokën fare për kërcënimet nga milicia serbe, por veproi me shumë shokë dhe me këmbëngulësi për zhvillimin e garave sa më mirë.
Ai si çdo sportist tjetër shqiptar, ka kujtime të hidhura, që nga presionet e deri të ndërprerja e ndeshjeve dhe rrahja e sportistëve tanë nga milicia serbe.
Ahmetit i kujtohen livadhet dhe fushat e improvizuara, që nga Llukari, Dumnica, fusha e Flamurtarit, 2 Korrikut, Raskovës, Miradi e Epërme etj. por me gjithë sfidat dhe kërcënimet, i mbeten kujtimet më të bukura, për faktin se luftuan me mish e më shpirt dhe e mbajtën gjallë sportin, duke i rezistuar fuqishëm agresorit serb.