Të gjitha klubet kanë logot dhe simbolet e tyre, teksa klubi gjerman, Koln ka si simbol dhinë.
E habitshme, por ditën e sotme skuadra gjermane ka postuar në rrjetet sociale lajmin e ngordhjes së dhisë së tyre.
Sipas njoftimit të klubit, shkruhet se dhia ishte 14 vjeçe dhe ngordhi pasi ju përkeqësua shëndeti.
Lajmi ka trishtuar fansat e Koln-it, pasi Henes Vil, siç e quanin ata, ishte simboli i skuadrës së tyre prej vitesh.