Bundesliga gjermane sot (e mërkure) në program ka katër ndeshje në kuadër të xhiros së 30-të.
Werder Bremen është nikoqir i Mainzit në stadiumin “Weserstadion” me fillim nga ora 20:30.
Skuadra ku luan ylli kosovar, Milot Rashica këtë stinor është më mirë në krahasim me sezonin e kaluar, duke u renditur e 13-ta me 30-të pikë.
Mainzi gjendet në pozitën e 15-të me 28 pikë të grumbulluara.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica luan nga minuta e parë për vendasit.