Nedim Bajrami po kalon një sezon mjaft pozitiv në Itali, ku këtë sezon është ktheyr një nga lojtarët kyç për skuadrën e Empolit.
Idetë dhe saktësia e tij në mesfushë i ka dhënë një ndihmë të madhe ekipit italian, që deri më tani mban vendin e parë në kampionat.
Vlerësim për futbollistin shqiptar ka ardhur edhe nga vetë faqja zyrtare e Serie B. Bajrami shpallet lojtari më i mirë i javës që lamë pas.
“Në fund të ditës së 34 të ndeshjes së SerieBKT 2020/21, lojtari që ra më shumë në sy ishte Nedim Bajrami.
Talenti me numrin 11 të Toskanëve shkëlqen shumë në fitoren e Empolit në Brescia. Çfarë notë i jepni performancës së tij?”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Serie B.