Ndeshjet e Kampionatit Evropian EURO 2020 nuk do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Bilbaos.
Organi më i lartë i futbollit evropian UEFA u ka komunikuar zyrtarisht institucioneve baske se Bilbao nuk do të presë ndeshjet e Kampionatit Evropian të ardhshëm.
Kjo është mësuar pasi organet përgjegjëse të këtij qyteti kanë reaguar kundër këtij vendimi të UEFA-së duke e quajtur si të një anshëm.
Përmes kësaj deklarate, Këshilli i Qytetit të Bilbaos, Këshilli Krahinor i Bizkaia dhe Qeveria Baske shpallin këtë vendim të njëanshëm nga UEFA, të cilin ata nuk e pranojnë dhe njoftojnë se do të zbatojnë kontratën që nënshkruan me këtë organ për të kërkuar dëmshpërblimet. ekonomike.