Dramë në ndeshjen mes Vaduzit dhe Baselit, e cila përfundoi me rezultat 1:1.
Në minutën e 79-të, futbollisti Pajtim Kasami kaloi në epërsi Baselin, por vendasit barazuan pas 6 minutave (85') me golin e Gajiç nga penalltia.
Kasami dhe Edon Zhegrova u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 65-të. Fuad Rrahimi u paraqit i plot të vendasit.
Pas javës së 30-të në Kampionatin e Zvicrës, Baseli renditet në pozitën e dytë me 43 pikë dhe Vaduz është i parafundit (i 9-ti) me 33 sosh.