Futbollisti Alex Sandro është më i merituari për fitoren bindëse të Juventusit, me rezultat 3:1 ndaj Parmës.
Alex Sandro realizoi dy gola, në minutën e 43-të e 47-të, si dhe de Ligt në atë të 68-tën.
Mysafirët shënuan përmes Brugman në minutën e 25-të.
Edhe Cristiano Ronaldo u paraqit në fushë, duke treguar lojë të mirë.
Pas javës së 32-të në Serie A, Juventus zë vendin e tretë me 65 pikë dhe Parma pothuajse pa shpresë për të mbetur në ligë, renditet i parafundit (i 19-ti) me 20 pikë.