Deçiqi nga Tuzi është shumë afër finales së madhe të Kupës së Malit të Zi.
Futbollistët e skuadrës shqiptare, Deçiqi, nxorën rezultat të favorshëm në Danillovgrad, duke u nda baras (0:0) me Iskrën në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales.
Me 5 maj në Tuz do të përcaktohet se cila nga këto skuadra do të kualifikohet në finale. Deçiqi kurrë më afër historisë!
Në minutën e 40-të, Tuci pati rast të mirë, por goditja e tij me kokë ndalet në shtyllë.
Skuadra shqiptare pati disa raste por e pafat, sidomos Vulaj në minutën e 88-të, por portieri Kordiç reagoi mjaft mirë.
Në ndeshjen tjetër, Zeta e mposhti me rezultat 2:1 Buduçnostin nga Podgorica.