Futbollistja Kosovare Asllani shënoi për Real Madridin, por nuk i mjaftoi goli i saj, duke u eliminuar pas 120 minutave në çerekfinale të Kupës së Spanjës.
Madrid C. triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Realit, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras (1:1).
Asllani shënoi në minutën e 77-të, duke barazuar rezultatin 1:1.
Geyse realizoi në minutën e 3-të dhe Borja në atë të 110-tën për Madrid C.
Asllani u paraqit titullare, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 21-të. Ajo me bashkëlojtare luftuan 120 minuta por assesi që të përmbysin rezultatin e rivales.