Eduardo Camavinga nuk do të rinovojë me Rennes.
Klubi francez është i detyruar ta shesë këtë verë, pasi kontrata të riut i përfundon më 30 qershor të vitit 2022. Për mesfushorin ofertat kanë qenë të shumta edhe vitin e shkuar.
Tashmë raportohet se për shërbimet e tij është vënë në garë Bayern Munich dhe ka shumë shanse Camavinga të nënshkruajë me kampionët e Gjermanisë dhe Europës.
Gjithsesi ende nuk ka një marrëveshje konkrete dhe mesfushori dëshirën më të madhe e ka të kaloje te Real Madrid, klub që duhet parë nëse i ka mundësinë ekonomike për t’u futur në ankand.