Afera Superliga përfshin në mënyrë të pashmangshme disa pasoja. Diçka ndryshon, sepse janë krijuar tensione që duan pak kohë për tu zhdukur.
Urbano Cairo, presidenti i Torinos, ka kërkuar dorëheqjen e Giuseppe Marotta dhe Paolo Scaroni nga Këshilli i Serie A.
Në fakt, La Gazzetta dello Sport zbulon se Scaroni kishte futur një klauzolë specifike në kontratën e Milanit për t’u bashkuar me Super League: “jemi ok”, për sa kohë që nuk shkon kundër miratimit të FIGC dhe UEFA.
Do të jetë e nevojshme të shihet në asamblenë e ardhshme të Lega Serie A presidenti kuqezi në të vërtetë do të japë dorëheqjen.
Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, tha se Juventusi dhe Milani janë ende brenda projektit Super League.
Por është diçka që nuk duket se është e destinuar të vijë në jetë së shpejti.
Ndjesia është se gjithçka do të shtyhet, edhe sepse duket e nevojshme të ndryshosh formulën dhe të gjesh kushtet e duhura për të filluar një konkurs të tillë.