Të mërkurën mbrëma, Akhmat Grozny u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë.
Akhmat Grozny u eliminua nga Krylya Sovetov Samara pas ekzekutimit të penalltive, teksa ndeshja u mbyll baras 0-0.
Krylya Sovetov Samara fitoi 1-4 në penallti, duke siguruar kështu kalimin për në finale.
Futbollisti i Akhmat Groznyt dhe reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, dështoi të shënonte nga pika e bardhë në këtë ndeshje.
Berisha ishte ekzektuesi i tretë apo i fundit për skuadrën e tij.
Ish-futbollisti i Besës provoi të shënonte në stilin “panenka”, por nuk i doli ashtu siç e kishte menduar.