Në Argjentinë ende nuk janë qetësuar nga vdekja e legjendës Diego Maradona, dhe tani Boca Juniors, por edhe e gjithë Argjentina, është goditur nga një lajm tjetër i i hidhur.
Alfredo Graciani, ish anësori i klubit, u nda nga jeta në moshën 56 vjeç si pasojë e një sulmi në zemër.
Ai regjistroi gjithsej 218 paraqitje në kampionat dhe shënoi 75 gola.
Graciani mbahet mend si futbollist në vitet e 80-ta kur fitoi Superkupën e Amerikës së Jugut me Boca Juniors, por edhe Kupën e Amerikës së Jugut.
Ai përveç në Boca Juniors ka luajtur edhe për Atlanta, Racing, Deportivo Espanol, Atletico Tucuman, Argentinos Juniors, FC Lugano (Zvicër) dhe Caracas FC (Venezuela).