Superliga e Kosovë edhe këtë fundjavë në orar ka duele të nxehta dhe vendimtare.
Derbi i madh i këtij edicioni ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, i cili mund ta vendosë fatin e kampionit iu ka besuar Gramos Shalës.
Ky duel i rëndësishëm zhvillohet ditën e diel (25 prill), dhe mund të jetë vendimtar për këto dy skuadra.
Tjetër ndeshje interesante zhvillohet në Suharekë me Ballkanin nikoqir të Gjilanit. Gjithashtu për të kompletuar një ditë të zjarrtë futbollistike në Podujevë, Llapi dhe Trepça ’89 luajnë për fitore.
Derbi rajonal në mes Drenicës dhe Feronikelit luhet të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, transmeton Olle.
Orari i ndeshjeve të xhiros së 30-të në Superligë:
E SHTUNË
Arbëria – Besa
Drenica – Feronikeli
E DIEL
Drita – Prishtina
Ballkani – Gjilani
Llapi – Trepça ’89