Fundjava vazhdon me ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës.
Tashmë është bërë edhe delegimi i plotë për gjyqtarët të cilët do ta ndajnë drejtësinë në xhiron e 24-të.
Në ‘Grupin A’, dueli mes vendit të tretë dhe të katërt, Istogu – A&N, pritet të jetë interesant, ku drejtësinë do ta ndajë Eridon Podvorica me asistentët Arbnor Bullatovci dhe Visar Kupina.
Në ‘Grupin B’ spikat ndeshja mes rivaleve te kryeqytetit, Flamurtari – 2 Korriku. Këtë ballafaqim do ta drejtojnë gjyqtarët e Superligës, Fatmir Tahiri, Fatmir Abrashi dhe Gzim Mehmeti.