Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar sanksione për 12 klubet që themeluan Superligën e Evropës.
“Ne presim që të gjithë të kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për këtë javën tjetër.
Situata është shumë e komplikuar për ta dhe jo për UEFA, e cila ka 235 nga 247 klube në krah” deklaroi Ceferin.
Slloveni shtoi se klubet mund të krijojnë një ligë të tyre, por fillimisht duhet të marrin pajtimin e UEFA-së.