Shqiptarët Arbnor Muçolli dhe Ylber Ramadani, me Vejlen shënuan fitore bindëse në Danimarkë. Vejle si vendas e mposhti me rezultat 3:0 Horsens-in.
Golat i shënuan futbollistët Ekitike (18' e 31') e Engel (58').
Muçolli luajti deri në minutën e 72-të, dukej u zëvendësuar nga Ramadani.
Si Muçolli si Ramadani patën paraqitje të mirë.
Pas javës së 26-të në play-aut-in e Superligës daneze, Vejle renditet në vend të nëntë me 32 pikë dhe Horsen i 12-ti ( i fundit) me 16 sosh.