Atalanta është duke kryesuar me rezultat minimal kundër romakëve.
Ka përfunduar pjesa e parë mes Romës dhe Atalantas, ku mysafirët janë duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0.
Përmes një asistimi nga Gosens, Malinovski e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, ku në minutën e 26’ shënon gol për të kaluar Atalanta në epërsi.
Nëse Atalanta arrin të mbajë këtë rezultat, do të lëvizte nga pozita e katërt në të dytë në tabelën e Serie A.