Skuadra romake ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Atalantas.
Mesfushori 26-vjeçar Bryan Cristante ka shënuar gol në minutën e 75’ për të ndihmuar skuadrën e tij që të barazojë shifrat në 1:1, përcjell KosovaPress.
Përmes një asistimi të mbrojtësit brazilian Ibanez, Cristante shënoi duke i mbajtur kështu gjallë shpresat për Romën në këtë ndeshje.
Po ashtu, skuadra e Atalantas ka deficit të numrit të lojtarëve në fushë, pas përjashtimit nga loja të Gosens, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69’.