Gjatë ditës së djeshme (e enjte), Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar kontratën me klubin e Milanit deri në qershor të 2022.
Sulmuesi 39 vjeçar është shprehur pas rinovimit se ndjehet sikurse në shtëpi dhe do të qëndronte aty gjatë gjithë jetës së tij.
“Ndjehem shumë i lumtur. Kam pritur për këtë ditë dhe tani do të jem këtu edhe për një vi tjetër, gjë që është shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë ai për Milan TV.
“Gjithmonë e kam thënë se të luaj për Milanin është sikurse të jesh në shtëpi. Jam shumë i lumtur. E dua ndjesinë që më bën ky klub të ndjejë, të gjithë njerëzit me të cilët punojmë bashkë, kolegët e mijë, trajneri dhe tifozët të cilët më mungojnë shumë në tribunat e stadiumit”, vazhdoi ai tutje.
Ibrahimovic ka thënë disa fjalë edhe për trajnerin e tij, Stefano Pioli: “Të punosh me të është shumë e lehtë, ai ka menalitetin e duhur. Çdo ditë e transformon energjinë e tij te skuadra dhe na jep më të mirën neve”, përfundoi ylli i Suedisë.