Daku mund të bashkohet me Balajn në Austri

Futboll

Daku mund të bashkohet me Balajn në Austri

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:04
Daku mund të bashkohet me Balajn në Austri

Mirlind Daku ka shkëlqyer në këtë sezon të Ipko Superliga me fanellën e Ballkanit.

Golat kabë qenë me shumicë nga ana e ish-sulmuesit të Kukësit dhe kjo me patjetër ka bërë që futbollisti të ketë shumë oferta për të ardhmen.

Në Kosovë, “Indeksionline” zbulon se për Dakun ka një interesim nga austriakët e Shturm Grac. Kujtojmë se te këta të fundit aktivizohet edhe Bekim Balaj, e ndoshta mund të ketë një dyshe shqiptare atje. Megjithatë, mbetet për t’u parë teksa vlen të theksohet se kartoni i Dakut i përket kroatëve të Osijek.

Por, duket se sulmuesi nuk preferon të qëndrojë në kampionatin ballkanas dhe do të preferohë kalimin diku tjetër, e kështu Austria është një opsion shumë i mirë për të dhe për të bërë më pas një hap edhe më të madh..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat