Tifozëve anglezë do t’u pëlqente që Premier League të ndryshonte format.
Ideja e krijimit të Superligës Britanike, do të përfshinte edhe gjigantët skocezë të Celtic dhe Rangers.
Vetëm një ditë pasi dështoi plani i Super Ligës Europiane, “The Sun” zbuloi se Premier Liga po bëhet gati reformojë vetveten.
Dhe ideja është të përfshihen edhe dy gjigantët e Glasgout, një plan që do të kishte edhe mbështetjen e FIFA-s, UEFA-s dhe qeverisë britanike.
Të gjitha palët janë gati të japin dritën jeshile për këtë projekt, i cili do të fuqizonte financiarisht edhe klubin e Sëlltikut dhe Glasgout.
Ndërkohë që kjo do të shtonte konkurrencën e klubeve të tjera të Skocisë, të cilat pa gjigantët e futbollit të tyre, do të kishin mundësi të luftonin për titull dhe të kualifikoheshin në Champions.
Aberdini është skuadra e fundit që e ka fituar titullin në Skoci (me Sër Aleks Fergusonin në stol) dhe pas tyre ka qenë gjithnjë diktaturë e Rejnxhërsave ose Celtic. Por, jo të gjithë duan të shohin një ndryshim në futbollin britanik.
Në një sondazh të “The Sun”, 38% e 7.500 tifozëve që votuan ishin kundër, 47% do e mirëprisnin këtë revolucion, ndërsa pjesa tjetër ishin të pavendosur.