Kur nuk e ka mbushur ende sezonin e tij të parë me fanellën e Mancheter Utd, Edinson Cavani ka njoftuar klubin se kërkon të largohet nga Anglia.
E gjitha kjo vjen se sulmuesi është joshur nga një ofertë e klubit argjentinas të Boca Juniors, teksa kjo do t’i mundësonte uruguajanit të ishte edhe më pranë familjes së tij.
Madje, ish-lojtari i PSG e ka theksuar pjesën e familjes në kërkesën që i ka bërë United dhe në këtë formë, sezonin e ardhshëm pritet që pas shumë vitesh të lejë Europën.
Sa i përket fushës, Cavani ka pasur një formë të mirë së fundmi dhe në tre ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola, ndërsa në total ka realizuar 10 herë me Djajtë e Kuq.